Oferta prej 80 milionë euro ka arritur, Marcus Thuram largohet nga Interi.
Një raportim nga Italia sugjeron se Paris Saint-Germaini është i interesuar për të nënshkruar me Marcus Thuram, por sulmuesi nuk do të përpiqet ta sforcojë largimin nga Interi edhe për 80 milionë euro.
27-vjeçari ka pasur një fillim fantastik këtë sezon, duke shënuar shtatë gola në po aq ndeshje në Serie A, teksa ka edhe tri asistime.
Këto shifra e vendosin atë në krye të listës për Capocannoniere së bashku me sulmuesin e Atalantas, Mateo Retegui.
Siç raporton Calciomercato, kjo gjithashtu ka lejuar Thuramin që të kap syrin e PSG-së për verën e ardhshme.
Një shitje e mundshme e tij do të ishte një fitim i pastër për ‘Nerazzurrët’, sepse ai u transferua atje si lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me Borussia Monchengladbach në qershor të vitit të kaluar.
Teksa reprezentuesi francez nuk do të ishte kundër idesë së transferimit tek PSG-ja, i njëjti raportim insiston se ai nuk e ka për qëllim që ta sforcojë largimin e tij dhe është më se i lumtur të mbetet pjesë e ekipit.
Thuram ka një kontratë me Interin e cila skadon në qershor të vitit 2028.