Mjeshtri i afrimeve falas, Marotta siguron përforcimin e parë për merkaton e verës.
Interi nuk pret, që tani po mendon sesi do ta forcojë skuadrën për sezonin e ardhshëm.
Marotta po shqyrton sikurse ka bërë zakonisht sezonet e fundit situatën e lojtarëve që u skadon kontrata.
Sipas Calciomercato, Inter ka arritur marrëveshje me mbrojtësin e Bayer Leverkusen, Jonathan Tah.
Këtij të fundit i skadon kontrata në fund të sezonit, ndërsa me Interin do të firmos në janar, për tiu bashkuar zikaltërve verën e ardhshme me parametra zero.