Achraf Hakimi rikthehet në Serie A, por jo tek Interi.
Mbrojtësi i PSG, Achraf Hakimi la gjurmë në Serie A edhe pse ishte pjesë e Interit për veëtm një sezon, ku edhe u shpall kampion.
Hakimi u largua nga Interi për 68 milionë euro në verën e vitit 2021, ndërsa kontrata me PSG i skadon në vitin 2026.
Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Juventus synon transferimin e Hakimit verën e ardhshme.
Marokeni verën e ardhshme do të futet në vitin e fundit të kontratës me PSG dhe Giuntoli synon të përfitojë nga kjo mundësi.
Në rast se Hakimi nuk rinovon me PSG, Biankonerët do të hidhen në sulm verën e ardhshme duke ofruar 40-45 milionë euro për ta rikthyer marokenin në Serie A.