Një tjetër tradhëti në kampin e Milanit.
Mesfushori turk, Hakan Calhanoglu bëri bujë të madhe në verën e vitit 2021, kur vendosi që të largohet nga Milani dhe ti bashkohet Interit.
Calhanoglu u largua nga Milani pas katër sezoneve me fanellën e Rosonerëve dhe u transferua te Interi me parametra zero.
Mediat italiane, kanë lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se rasti Calhanoglu mund të përsëritet verën e ardhshme.
Sipas Calciomercato, Davide Calabria verën e ardhshme mund t’i bashkohet Interit me parametra zero.
Calabria nuk bën pjesë në planet e Milanit dhe do të largohet verën e ardhshme si futbollist i lirë.
Zikaltërit janë të gatshëm të përfitojnë nga kjo mundësi dhe ta afrojnë Calabrian në rradhët e tyre.