James Rodriguez mund të mbyllë karrierën e tij në një nga klubet e Serisë A.
Futbollisti i njohur kolumbian, në vitet e fundit të karrierës së tij, në janar mund të zbarkojë në Itali duke i dhënë lamtumirën Spanjës.
Ish-ylli i Real Madrid, që në verë u bë pjesë e Rayo Vallecanos, por nuk po luan aq rregullisht sa mendohej.
Mediat në vendlindjen e tij bëjnë të ditur se Rodriguez nuk është i kënaqur me këtë situatë ndaj kërkon një skuadër ku të luajë më rregullisht e mundësisht për objektiva më të rëndësishëm se thjesht mbijetesa si aktualisht.
Emri i përfolur në Kolumbi si destinacioni i tij i radhës është klubi i Lazios, me të cilin ai kishte kontakte edhe gjatë verës, para se të transferohej në Spanjë.
Aludohet se palët kanë rinisur kontaktet dhe po diskutojnë mundësinë e kalimit në Serinë A në merkaton e dimrit, për të përforcuar një ekip si ai bardhekaltër i cili ka objektiva të rëndësishëm si sigurimi i pjesëmarrjes në Ligën e Kampioneve.