Lajm bombastik, Sandro Tonali rikthehet në Serie A.
Mesfushori italian, Sandro Tonali bëri bujë të madhe në verën e vitit 2023 kur u largua nga Milani për tu transferuar te Newcastle.
Tonali nuk e nisi aspak mirë aventurën te Newcastle pas skandalit me bastet dhe sipas raportimeve të fundit mund të rikthehet në Itali.
Portali spanjoll Fichajes, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Tonali në janar mund të rikthehet te Milani.
Drejtuesit e Newcastle janë të hapur ta lënë të lirë Tonalin në formë huazimi dhe Rosonerët dëshirojnë të përfitojnë nga kjo mundësi për ta rikthyer italianin në rradhët e tyre.