Zbulohet përforcimi i parë i Diego Simeones tek Interi.
Diego Simeone është njëri nga trajnerët më të përfolur ditët e fundit, pas zërave që e lidhin me Interin.
Simone Inzaghi pritet të largohet nga Interi në fund të sezonit dhe Simeone është kandidati kryesorë për ta marrë drejtimin e zikaltërve.
Mediat spanjolle, kanë shkuar edhe një hap më tutje duke zbuluar përforcimin e parë të Simeones tek Interi.
Sipas portalit të njohur për transferime Todofichajes, Simeone do ta sjell tek Interi sulmuesin e Atletico Madrid, Antoine Griezmann.
Griezmann po bën një sezon të mirë te Atletico duke realizuar 4 gola dhe 6 asistime në 18 ndeshje të luajtura.