Ka shumë zëra për të ardhmen e Theo Hernandez, e cila është ende e paqartë dhe rinovimi me Milanin mund të dështojë.
Bayern Munich është gati t’i thotë lamtumirë Davies, të cilit i skadon kontrata në vitin 2025 dhe duket i destinuar për Real Madridin vitin e ardhshëm.
Për këtë arsye klubi bavarez tashmë e ka edhe më shumë në vëmendje Theo Hernandez.
Lojtari i Milanit është kandidati numër një për të zëvendësuar kanadezin dhe Bayern mund të vijë me një ofertë prej 60 milionë eurosh për nënshkrimin e tij.
Siç raporton Fichajes.net, megjithatë, jo vetëm që Bayern Munich dëshiron të blejë Theo Hernandez, por edhe Manchester United mund të hyjë në garë në muajt e ardhshëm.