Lajm i bujshëm nga Italia, Ilkay Gundogan transferohet në Serie A.
Ilkay Gundogan pritet të largohet nga Manchester City verën e ardhshme pas rikthimit të tij në Etihad.
Gundogan ka luajtur 19 ndeshje këtë sezon duke realizuar 2 gola dhe 1 asistim, ndërsa kontrata me Citizens i skadon në fund të sezonit.
Te City pritet të ndodh revolucion në verë dhe Gundogan nuk do të rinovojë kontratën.
Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Inter synon të përfitojë nga kjo mundësi duke e transferuar Gundogan me parametra zero.