75 milionë euro, Juventus planifikon goditjen e bujshme në merkaton e janarit

Juventus ka gati goditjen e madhe.

Juventus duket se po mendon të bëjë një ofertë për Victor Osimhen, sulmuesi i Napoli-t i huazuar te Galatasaray.

Sipas Il Mattino, bardhezinjtë po mendojnë të paguajnë klauzolën 75 milionë euro që përfshihet në kontratën e sulmuesit nigerian me Napoli-n.

E përditshmja italiane shkruan edhe se Osimhen mund të largohet nga Galatasaray në merkaton e janarit.

Kujtojmë se për sulmuesin interesohen edhe Chelsea me Manchester United.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here