Xavi në Serie A.
Sipas raportimeve nga Spanja, konkretisht nga “El Nacional”, Xavi Hernández mund të jetë pranë kthimit në pankinë.
Ai thuhet se është në negociata të avancuara me Milanin për të drejtuar ekipin kuqezi në të ardhmen e afërt.
Spanjolli aktualisht është pa ekip, pasi u largua nga Barcelona në fund të sezonit të kaluar.
Në Milanello, Xavi mund të gjejë lojtarë si Rafael Leao, i cili ka qenë një nga objektivat e Barcelonës në merkato, gjatë kohës kur Xavi ishte trajner i ekipit katalanas.
Mbetet për t’u parë nëse ky thashethem mediatik do të konfirmohet dhe nëse bisedimet janë për verën 2025 apo një ardhje më e shpejtë te “Djalli”.
E qartë është se performanca e Paulo Fonseca deri më tani nuk i ka kënaqur drejtuesit e Milanit.
Pozita e tij është e pasigurt, sidomos nëse fitoret nuk vijnë në ndeshjet e ardhshme, duke nisur nga përballja e së premtes në transfertë kundër Veronës, siç raportohet nga “Milannews.it”.