Shkëmbimi i merkatos së janarit.
Fikayo Tomori është njëri nga lojtarët më të përfolur te Milani ditët e fundit, pasiqë është i lidhur me një largim nga San Siro në merkaton e janarit.
Qendërmbrojtësi anglez ka rënë në plan të dytë te Fonseca dhe në merkaton e dimrit pritet të largohet nga Milani.
Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Napoli është përfshirë në garë për Tomorin dhe Napoletanët madje kanë gati ofertën.
Sipas Calciomercato, Napoli ia ka ofruar Rosonerëve kartonin e Giacomo Raspadorit në këmbim të Tomorit.
Rosonerët nuk ia kanë mbyllur derën ofertës së Napolit dhe në janar mund të ndodh shkëmbimi mes tyre.