Po spikat tek Empoli, gjiganti italian transferon Ismajlin në merkaton e janarit

Ardian Ismajli bën transferimin e karrierës.

Pas dëmtimit të Buongiorno, skuadra e Napolit ka nevojë urgjente për të përforcuar mbrojtjen.

Drejtori sportiv Manna po punon për ta realizuar këtë sa më shpejt. Sipas raportimeve nga “Il Mattino”, ka sinjale pozitive.

Gjatë një takimi me drejtorin sportiv të Empolit, Roberto Gemmi, është dhënë drita jeshile për transferimin e Alessio Zerbin tek Empoli, huazim falas deri në qershor.

Ky operacion duket si një parapërgatitje për kalimin e mbrojtësit Ardian Ismajli te Napoli.

Mbrojtësi i Empolit ka arritur prej kohësh një marrëveshje të përgjithshme me Napolin për të kaluar te klubi i De Laurentiis në qershor, kur do të jetë i lirë nga kontrata aktuale.

Megjithatë, Napoli nuk ka kohë për të pritur, pasi Buongiorno do të rikthehet vetëm në fillim të shkurtit.

Për këtë arsye, Napoli po nxit procesin dhe pritet që të zhvillohet një telefonatë vendimtare mes presidentëve Corsi e De Laurentiis, për të siguruar transferimin e Ismajlit që më 3 janar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here