Carlo Ancelotti rikthehet në Serie A.
Pak më shumë se një muaj më parë, Roma njoftoi ardhjen e veteranit Klaudio Ranieri (73 vjeç) në stolin e verdhekuqve me kontratë deri në fund të sezonit, pas eksperiencave të dështuara të Daniele de Rossi dhe Ivan Juriç.
Megjithatë, pavarësisht punës së mirë që po bën Ranieri, Roma po studion opsionet e trajnerëve të tjerë për sezonin e ardhshëm. Dhe sipas “Gazzetta dello Sport”, në listën e kandidatëve të Romës për stolin e të ardhmes është dhe trajneri aktual i Realit të Madridit, Karlo Ançeloti.
Në Romë besojnë se Ançeloti do të largohet në fund të sezoni nga Madridi, për t’i bërë rrugë djalit të tij, Davide. Dhe Roma është gati t’i ofrojë një mundësi.