Barcelona nuk po e regjistron dot, Dani Olmo huazohet tek gjiganti italian

Dani Olmo ende nuk është regjistruar zyrtarisht si lojtar i Barcelonës për pjesën e dytë të sezonit.

Mesfushori ende po pret një përgjigje përfundimtare nga Gjykata e Katalonjës.

Milani është futur në lojë duke ndërhyrë me një ofertë të befasishme. Klubi italian i ka ofruar Dani Olmos një kontratë 6-mujore, duke pritur që Barcelona të mos arrijë ta regjistrojë.

Përfaqësuesit e Barçës dhe Olmos janë duke diskutuar për një formë kalimi diku tjetër, në mënyrë që mesfushori spanjoll të rikthehet në “Camp Nou” më 1 korrik.

“Corriere della Sera” raporton se oferta e Milanit është një opsion i fundit për Olmon, por ai ende nuk është bindur nëse ia vlen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here