Marcus Rashford në Serie A.
A mund të bëhet Marcus Rashford një lojtar i Milanit? Pyetja ka filluar të qarkullojë në rrjetet sociale dhe situata duket intriguese. Pikënisja është e qartë: marrëdhëniet mes Manchester United dhe Rashford janë prishur.
Trajneri Amorim ka qenë shumë kritik ndaj qëndrimit të sulmuesit, duke e përjashtuar disa herë nga ndeshjet. Rashford nuk është ndëshkuar me gjobë, por është mbajtur jashtë grupit të titullarëve dhe rezervave. Vetë lojtari ka bërë të ditur se është i gatshëm për një aventurë të re, duke e përkeqësuar akoma më shumë situatën.
Një skenar i hapur
Sipas raportimeve nga Spanja (“Relevo”), Manchester United synon ta shesë Rashford, por ka disa pengesa: Janari është një periudhë më e vështirë për transferime në krahasim me verën. Rashford fiton 20 milionë euro bruto në sezon (13 milionë neto), një shumë që e bën shitjen e tij më të komplikuar.
Për këtë arsye, mundësia e huazimit po fiton terren, me Manchester United që mund të mbulojë një pjesë të pagës së lojtarit për të lehtësuar operacionin.
Interesi i Milanit
Milani është i interesuar për Rashford. Sulmuesi anglez është një lojtar i klasit të lartë, me 17 gola të shënuar në sezonin 2022-2023 në Premier League. Për më tepër, Zlatan Ibrahimovic ka luajtur me të te “Djajtë e Kuq”, ndaj i njeh mirë aftësitë e tij.
Megjithatë, operacioni që përfshin pagën e tij të plotë është i pamundur për Milanin, duke pasur parasysh politikat e klubit në vitet e fundit dhe balancimin e pagave të lojtarëve aktualë. Nëse Manchester United pranon të paguajë një pjesë të madhe të rrogës, “Djalli” mund ta sigurojë Rashford për 6 muajt e ardhshëm me një kosto të llogaritur pak mbi 5 milionë euro bruto.