E bujshme: Asllani largohet nga Interi, por jo nga Serie A

Asllani largohet nga Interi, por mbetet në Serie A.

Kristjan Asllani tregoi një paraqitje të dobët në finalen e Superkupës ndaj Milanit, duke bërë që kritikat pas ndeshjes të jenë të shumta në drejtim të tij.

“Gazzetta dello Sport” ia faturon pikërisht shqiptarit fajin kryesor për humbjen e mbrëmshme, duke e vlerësuar me notën 4,5. Sipas mediave vendase, sa herë që Asllani luan, Interi humbet terren në mesfushë dhe kjo bën që rivalët krijojnë më shumë raste për gol.

Pavarësisht kritikave, Asllani vazhdon të ketë interesin e klubeve të tjera, që duan ta transferojnë në afatin kalimtar të merkatos së janarit.

Asllani, mund të largohet nga Interi, por jo edhe nga kampionati italian, pasi për të ka shprehur interesim skuadra tjetër e Serie A, Bologna.

Mediat të shumta italiane shkruajnë se Asllani i cili nuk luan rregullisht për Interin, mund ta shtyjë atë të transferohet te Bologna.

Aty ai mund të ketë më shumë hapësirë për t’u paraqitur në fushë. Në Serie A, Asllani me fanellën e Interit ka nëntë paraqitje, kryesisht është inkuadruar nga banka e rezervistëve.

Ai ka luajtur 63 minuta në tri ndeshje të Ligës së Kampionëve. Te Shqipëria është prej më të rëndësishmëve. Ka shënuar tri gola në 29 ndeshje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here