E bujshme: Taremi transferohet te rivalët e Interit

Mehdi Taremi largohet nga Interi, por jo nga Serie A.

Sulmuesi iranian, Mehdi Taremi iu bashkua Interit në verë me parametra zero dhe në 22 ndeshje me fanellën zikaltër ka realizuar 2 gola dhe 5 asistime.

Taremi ka kontratë me Interin deri në vitin 2027, ndërsa sipas Calciomercato, gjiganti italian synon afrimin e Taremit në merkaton e verës.

Bëhet fjalë për Romën e cila është në kërkim të një qendërsulmuesi dhe Giallorosët e kanë piketuar Taremin si përforcimin ideal.

Për ta lënë të lirë Taremin, Interi,  Roma do të duhet të ofrojë më së paku 8 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here