Davide Frattesi largohet nga Interi, por mbetet në Serie A.
Roma nuk i ndahet Davide Frattesi-t, edhe pse propozimet e deritanishme nuk janë marrë fare parasysh nga Inter.
Klubi zikaltër e lë të lirë mesfushorin vetëm për 45 milionë euro.
Fillimisht Roma ofroi 30 milionë euro dhe huazimin e Cristante-s për 18 muaj, por kjo ofertë u refuzua nga klubi zikaltër. E gjendur në këtë situatë, Roma e ka përmirësuar ofertën duke sakrifikuar dhe kapitenin e tyre.
Klubi verdhekuq ofron 30-35 milionë euro dhe kapitenin Lorenzo Pellegrini, i cili pëlqehet shumë nga trajneri Simone Inzaghi. Marrëveshja mes dy klubeve pritet te zyrtarizohet javën që vjen.