E bujshme: Klubi i Serie A ofron €40m për Theo-n

Theo Hernandez largohet nga Milani, por jo nga Serie A.

“La Gazzetta dello Sport” raporton se Como i ka ofruar Milan-it 40 milionë euro për kartonin e Theo Hernandez, por oferta e tyre është refuzuar si nga klubi ashtu edhe nga vetë lojtari.

Como e drejtuar nga Fabregas ka bërë vërtetë historinë në futbollin italian të këtyre viteve të fundit, ku nga Serie D arritën në Serie A dhe verën e kaluar bënë disa transferime shumë interesante duke afruar lojtarë me emër dhe pse njëpjesë e tyre është në përfundim të karrierës.

Oreksi i tyre ka ardhur duke u rritur dhe duke u ndikuar nga lajmet që qarkullojnë prej kohësh për një ftohje të marrëdhënieve mes Hernandez dhe drejtuesve të klubit kuqezi kanë menduar të bëjnë atë që do të ishte padyshim surpriza më e madhe e merkatos.

Como ndodhet aktualisht në vendin e 13-të me 22 pikë dhe objektivi kryesor për këtë sezon është qëndrimi në Serie A.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here