Skuadër e frikshme: Inter transferon në verë 5 yje për €130m

Revolucion te Interi, zikaltrit transferojnë pesë yje në merkaton e verës.

Interi nuk pret, që tani po mendon sesi do ta forcojë skuadrën për sezonin e ardhshëm.

Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke zbuluar revolucionin që pritet të ndodh te Interi në verë.

Duke nisur nga porta, zikaltërit pritet të transferojnë në Milano, Gianluigi Donnarumman, vlera e të cilit është rreth 40 milionë euro.

Në repartin e mbrojtjes, synohet afrimi i Sam Beukema nga Bolonja kartoni i të cilit kap vlerën e 30 milionë eurove.

Në mesfushë Marotta po punon për afrimin e dyshes Samuele Ricci dhe Nico Paz, operacion i cili do ti kushtojë zikaltërve 60 milionë euro.

Sa i përket sulmit, Inter synon afrimin e Jonathan David nga Lille me parametra zero dhe raportohet se zikaltërit kanë arritur tashmë marrëveshje me kanadezin.

Gjithsej Inter pritet të shpenzojë rreth 130 milionë euro, afrime që do të financohen nga largimi i Frattesit dhe largimi eventual i Lautaros.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here