Milan apo Inter? – Samuele Ricci zgjedh skuadrën e re

Edhe pse ka rinovuar kontratën me Torino-n deri në vitin 2028, Samuele Ricci me shumë mundësi do të ndryshojë ekip në merkaton e verës.

Mesfushori italian është kthyer në një objektiv për disa ekipe të njohura dhe rinovimi i kontratës është bërë për të rritur çmimin e tij në treg.

Milan dhe Inter janë dy nga ekipet që kryesojnë listën për të transferuar në verë mesfushorin që po shkëlqen te Torino. Ndërkohë, Calciomercato raporton se Ricci e konsideron Milan-in si destinacionin e tij të preferuar, pavarësisht interesit nga Inter.

Torino e vlerëson 23-vjeçarin 40 milionë euro, por Milan mund të përfshijë edhe 1 ose 2 lojtarë të tjerë në marrëveshje për të ulur çmimin. Situata mund të ndryshojë nëse në garë futen klubet gjigante si Manchester City apo PSG.

Por, dëshira e lojtarit është e qartë që kërkon të veshë fanellën e Milan-it për sezonin e ardhshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here