Ditët e fundit janë shtuar shumë zërat nga mediat britanike për një interesim sërioz të Arsenal-it mbi sulmuesin e Inter-it, argjentinasin Lautaro Martinez.
27-vjeçari argjentinas është kthyer në objektivin kryesor të “Topçinjve”, të cilëve iu mungon një sulmues i tillë, që do t’i ndihmonte shumë për të qenë pretendent për titullin në Premier League.
Klubi zikaltër nuk dëshiron të humbë një nga lojtarët më të mirë që ka, por situata mund të ndryshojë nëse nga Londra vjen ndonjë ofertë marramendëse.
Mediat britanike raportojnë se Arsenal është i gatshëm të paguajë deri në 75 milionë euro për Lautaron, shifër shumë e ulët nga ajo që pret Inter. Klubi zikaltër e vlerëson sulmuesin argjentinas të paktën 90 milionë euro.