Juventusi i madh po kthehet, Biankonerët transferojnë dyshen 120 milionëshe

Merkatoja e ëndrrave! Juventusi futet “all in” për dy nga lojtarët më të kushtueshëm në Europë

Juventusi e ka seriozisht me rinovimin total që do të bëjë në merkaton e verës.

Objektivat e klubit italian janë dy emra big në tregun europian: Victor Osimhen dhe Sandro Tonali.

Për këto, Zonja e vjetër duhet të shesë dy lojtarë aktualë, Dusan Vlahovic dhe Andrea Cambiaso.

Në verë pritet të bëhet blerja përfundimtare e mbrojtësit Pierre Kalulu nga Milani, ndërkohë që do të shpenzohen 30 milionë euro për Francisco Conceicao nga Porto.

Kolo Muani nuk parashikohet dot. Fillimisht duhet të tregojë veten gjatë muajve të huazimit. Ish-milanisti Tonali është opsioni i ëndrrave për mesfushën, i cili kushton 50 milionë euro.

Douglas Luiz nuk është përshtatur sa duhet në Torino dhe pritet të shitet në verë. Në një rast më të mundshëm, minimalisht do të huazohet.

Për Osimhen duhet një sforco e madhe, minimalisht 70 mln euro, por Juventusi është gati.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here