Gati oferta prej €60m, Darwin Nunez transferohet te gjiganti italian

Darwin Nunez transferohet në Serie A.

Darwin Nunez është kthyer në një nga objektivat kryesor të Juventusit për merkaton e ardhshme të verës. Sulmuesi uruguajan është zgjedhja e skuadrës italiane në rast se Dusan Vlahovic do largohet në përfundim të këtij sezoni.

Me largimin e mundshëm të serbit, bordi i Juventus-it ka përgatitur tashmë një ofertë prej 60 milionë eurosh në përpjekje për të bindur Liverpool-in të lërë të lirë Nunez.

Sulmuesi amerikano-jugor nuk i ka treguar të gjitha cilësitë e tij në Premier League, duke u shquar për fuqinë, shpejtësinë dhe aftësinë për të krijuar rrezik në zonën e kundërshtarit.

Duke qenë se vazhdimësia e tij në Anfield nuk është e siguruar, Juventus dëshiron të përfitojë nga situata. Bardhezinjtë besojnë se Nunez përshtatet në mënyrë të përkryer me sistemin e tyre, për të dhënë sulmit intensitet dhe gola një skuadre që aspiron të kthehet në majat e Evropës.

Transferimi i mundshëm do të varet nga disa faktorë, duke përfshirë largimin e Vlahovic dhe pozicionin e Liverpool-it, që me siguri nuk do të heq dorë lehtë prej tij pa një ofertë bindëse. Juventus, i vetëdijshëm për vështirësinë e operacionit, nuk përjashton rritjen e ofertës nëse është e nevojshme, pasi besojnë se uruguaiani ka potencialin për të bërë diferencën në Serinë A.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here