Shkëmbim spektakolar: Felix bëhet Rosoner, ylli i Milanit te Chelsea

Joao Felix u transferua ditën e fundit të merkatos së janarit te Milan, në formë huazimi nga Chelsea deri në fund të sezonit, por yllit portugez i mjaftuan pak minuta në fushë për të fituar dashurinë e tifozëve të klubit kuqezi si dhe mbështetjen e stafit teknik.

Calciomercato raporton se Milan nuk kënaqet vetëm me huazimin deri në fund të sezonit, por do të kërkojë të sigurojë kartonin e portugezit për ta kthyer përfundimisht në një lojtar të kuqezinjve.

Duke qenë se kartoni i yllit portugez kushton, drejtuesit e Milan po mendojnë të sakrfikojnë një nga yjet e tyre për t’i propozuar Chelsea-s një shkëmbim kokë më kokë. “Blutë” kanë shprehur më parë interesim për Fikayo Tomori dhe qendërmbrojtësi mund të jetë “kurbani” për të mbajtur Joao Felix në Milano edhe pas qershorit kur i mbaron huazimi.

Për qendërmbrojtësin do të ishte një rikthim në shtëpi, pasi Milan pagoi 28 milionë euro për kartonin e tij pikërisht te Chelsea në verën e vitit 2021. Tomori nuk arriti dot të fitonte një vend titullari te “Blutë” dhe pas disa huazimesh u transferua përfundimisht te Milan, aty ku është rritur shumë si lojtar dhe jo më kot ndiqet nga disa klube të njohura.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here