Biankonerët ia rrëmbejnë yllin rivalëve të përjetshëm.
Klubet e mëdha të Europës nuk shqetësohen vetëm për rezultatet e fushës, por edhe për merkaton e verës.
Mes skuadrave më aktive është padyshim Juventusi, me drejtuesit që kanë piketuar goditjen e parë për verën e ardhshme.
Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Juventus synon transferimin e Davide Frattesit nga Interi.
Frattesi nuk është i kënaqur me statusin e tij te Interi dhe në verë ka vendosur të largohet nga Meazza.
Biankonerët synojnë të përfitojnë nga kjo mundësi dhe do të hidhen në sulm për të siguruar shërbimet e 25-vjeçarit.