Theo Hernandez largohet nga Milani, por mbetet në Serie A.
Theo Hernandez dhe Milani tashmë janë një histori për të cilën duhet folur në kohën e shkuar, një lidhje që përfundoi keq në fund të një sezoni që, të paktën, mund të quhet katastrofik.
Dhe në fund të fundit, a nuk e kishte shitur Milani tashmë në janar? Ndoshta kjo ndjesi ishte e pranishme në mbrëmjen e çmendur të Theo-s kundër Feyenoordit: ndjenja e të qenit i braktisur nga klubi, me një negociatë për rinovimin që ka ngecur, një gjobë në horizont për kartonin e kuq katastrofik, që kushtoi eliminimin nga Champions League, shiriti i kapitenit që kaloi në një tjetër krah dhe ndoshta shumë të tjera që nuk dihen ende.
Fakti është që në qershor, me kontratën që skadon më 2026, francezi do të dalë në merkato.
Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Juventus është përfshirë në garë për transferimin e Theo Hernandez.
Biankonerët e kanë identifikuar francezin si zëvendësuesin e Cambiasos, i cili pritet të transferohet në verë te City.
Milan kërkon 40 milionë euro për ta lënë të lirë Theon, shifër kjo aspak problematike për Biankonerët, të cilët pritet të arkëtojnë 60 milionë euro nga largimi i Cambiasos.