Conceiçao bën gati valixhet, Milan ka gjetur trajnerin e ri

Milan me trajner të ri.

Milani është zhytur në kaos pas eliminimit nga Liga e Kampioneve, në një turne ku dukej se mund të bënte hapa të rëndësishëm për t’u afirmuar edhe në arenën ndërkombëtare. Por dështimi në shtëpi përballë Fejenord mund të dëmtojë klubin dhe të lërë pasoja.

Që tani flitet për fund cikli dhe largimin e emrave që kanë qenë pjesë e Milanit në vitet e fundit si Theo Hernandez, teksa ka dyshime edhe për vazhdimin e kontratës së Sergio Conceiçaos i cili ka firmosur deri në fund të këtij edicioni me të drejtën e zgjatjes deri në verën e vitit 2026.

Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Conceiçao do të shkarkohet nga Milani në fund të sezonit.

Sipas Calciomercato, kandidati kryesorë për ta marrë drejtimin e Rosonerëve është Massimiliano Allegri.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here