Marotta hap thesin, Inter transferon dy yje për €70m

Inter ka gati dy përforcimet e para për merkaton e verës.

Klubet e mëdha të Europës nuk shqetësohen vetëm për rezultatet e fushës, por edhe për merkaton e verës.

Mes skuadrave më aktive është padyshim Interi, me drejtuesit që kanë piketuar dy goditjet e para për sezonin e ardhshëm.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Inter synon transferimin e dyshes së Serie A, Castro-Ricci.

Zikaltrit e kanë identifikuar Castron si përforcimin ideal për repartin e sulmit, ndërsa Ricci është objektivi kryesorë për repartin e mesfushës.

Për Riccin, Inter do të duhet të shpenzojë 40 milionë euro, ndërsa për Castron 30 milionë euro.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here