Oaktree hap thesin, Inter transferon tre yje për 100 milionë euro
Calciomercato raporton se Inter synon të bëjë një goditje të trefishtë brenda Serisë A për sezonin e ri.
Zikaltrit kanë piketuar tre yje të rinj, për t’u përcorcuar për sezonin e ri në mbrojtje, në mesfushë dhe në repartin e sulmit.
Për repartin e mbrotjes, Inter e ka piketuar qendërmbrojtësin e Bologna-s, Sam Beukema dhe zikaltrit janë të gatshëm të paguajnë 30 milionë euro.
Inter është i gatshëm të paguajë 40 milionë euro për Nico Paz, mesfushorin e Comos, i cili ndiqet edhe nga klubet e tjera të mëdha.
Po ashtu zikaltrit duan të sigurojnë dhe atë që konsiderohet si zëvendësuesi ideal i Lautaro Martinez, e kemi fjalën për Santiago Castro-n, sulmuesin e Bologna-s, për të cilin Inter ofron 30 milionë euro.
Beppe Marotta ka nisur që tani nga puna për të mbyllur këto marrëveshje sa më parë, duke ditur që tre lojtarët në fjalë në verë do jenë objektiv në merkato për disa klube të mëdha.