Shkëmbim spektakolar: Maignan në Old Trafford, ylli i United te Milani

Shkëmbimi i merkatos së verës.

E ardhmja e Mike Maignan në Milan është gjithnjë e më e pasigurt, me portierin francez që pritet të largohet nga klubi gjatë verës.

Pavarësisht se kontrata e tij zgjat deri në vitin 2026, bisedimet për rinovimin kanë ngecur dhe pa një marrëveshje, klubi italian rrezikon ta humbasë atë falas brenda disa muajsh.

Maignan ka qenë i lidhur me klubet më të mira evropiane, me Manchester United që ka gati ofertën tunduese.

Djajtë e Kuq, aktualisht duke luftuar me performancën e Andre Onanas, mund të kërkojnë të zëvendësojnë ish-portierin e Interit në verë.

Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se United do tia ofrojë Milanit kartonin e Alejandro Garnachos dhe një shumë parash në këmbim të Maignan.

Sipas Calciomercato, Rosonerët do të ishin të hapur për këtë shkëmbim, pasiqë Garnacho do ta zëvendësonte Leaon, i cili gjithashtu pritet të largohet.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here