Ederson largohet nga Atalanta, por mbetet në Serie A.
Mesfushori i Atalantës, Ederson është njëri nga lojtarët më të përfolur falë paraqitjeve mbreslënëse me zikaltërit.
Braziliani ka realizuar 4 gola dhe 2 asistime në 39 ndeshje të zhvilluara këtë sezon, ndërsa kontrata me Atalantën i skadon në vitin 2027.
Calciomercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke raportuar se Juventus synon transferimin e Ederson në merkaton e verës.
Biankonerët janë të gatshëm të ofrojnë 50 milionë euro për kartonin e brazilianit, aq sa vlera e kartonit të tij në treg.