Mesfushori i Real Madridit, Arda Guler, duket se kërkon një transferim në Itali sezonin e ardhshëm.
Lojtari turk pritet të kërkojë një largim në huazim këtë verë pas një sezoni të vështirë për sa i përket minutave të lojës.
Sipas Sport, Guler është gati të largohet nga Real Madridi këtë verë dhe si lojtari ashtu edhe përfaqësuesit e tij mendojnë se një kalim në Serie A është alternativa më e mirë.
Milan dhe Juventus tashmë janë në kontakt për të arritur një marrëveshje.
20-vjeçari ka shënuar tre gola dhe ka dhënë pesë asiste në 29 ndeshje këtë sezon, dhjetë prej të cilave i ka luajtur si titullar.
Guler ka një kontratë me Real-in që zgjat deri në verën e vitit 2029.