Sinjal pozitiv nga kontaktet e para, Arda Guler transferohet te gjiganti italian

Arda Guler në Serie A.

Mesfushori i Real Madridit, Arda Guler, duket se kërkon një transferim në Itali sezonin e ardhshëm.

Lojtari turk pritet të kërkojë një largim në huazim këtë verë pas një sezoni të vështirë për sa i përket minutave të lojës.

Mediat italiane raportojnë se Inter ka zhvilluar bisedime paraprake me agjentët e turkut, pasi mesfushori është një nga dy objektivat e drejtuesve italianë.

Arda Guler e ka bërë të qartë se kërkon më shumë minuta dhe kjo mund ta nxisë të largohet. 20-vjeçari ka pasur vështirësi për të luajtur, sepse Ancelotti nuk ia beson rolin e titullarit.

Corriere dello Sport raporton se zikaltrit kanë kontaktuar me Guler dhe e kanë pyetur nëse e mendon veten në San Siro. Reagimet e deritanishme kanë qenë pozitive.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here