Shkëmbim spektakolar: Asllani transferohet te klubi historik i Serie A

Kristjan Asllani largohet nga Interi, por jo nga Serie A.

Kristjan Asllani mesa duket do të largohet nga Inter. Largimi i tij në verë nga klubi ziklatër është i sigurt.

Interi ka vënë në shënjestër Santiago Castro. Sulmuesi argjentinas pëlqehet shumë nga zikaltërit, të cilët e shohin si përforcimin ideal për repartin ofensiv.

Megjithatë, problemi kryesor mbetet çmimi i lartë që kërkon Bologna: 40 milionë euro.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, Interi po mendon një mënyrë për ta ulur këtë shifër, duke përfshirë në marrëveshje Kristjan Asllanin.

Mesfushori shqiptar vlerësohet shumë nga trajneri Vincenzo Italiano dhe drejtori sportiv Sartori, ndaj mund të bëhet pjesë e tratativave mes dy klubeve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here