Ja sa kërkojnë zikaltërit për ta lënë të lirë Bastonin.
Alessandro Bastoni është një nga mbrojtësit më të mirë në Itali dhe jo vetëm.
Mbrojtësi zikaltër ka disa karakteristika të veçanta që shumë pak mbrojtës në Europë i kanë, si shpejtësia, teknika dhe topat e gjatë vizionarë të cilat ai kamundur t’i shfaqë gjithmonë me asistimet e tij perfekte, plot 5 këtë sezon.
Gjithsesi, kjo performancë e mirë e tij ka bërë që gjigantët europian të shfaqin një interes të lartë për shërbimet e kartonit të tij.
Kontrata e Bastonit me Interin skadon në vitin 2028 dhe Liverpooli ka vendosur që ta transferojë italianin në merkaton e verës.
Sipas portalit të njohur spanjoll për transferime Fichajes, Interi i ka vendosur Bastonit një çmim prej 70 milionë eurove.