Motta largohet nga Juventusi, por mbetet në Serie A.
Thiago Motta është shkarkuar nga posti i trajnerit të Juventusit.
Motta u shkarkua pas rezultateve negative si dhe eliminimit nga Kupa e Italisë dhe Liga e Kampionëve. Humbja ndaj Fiorentinës ishte fatale për Mottan.
Por duket se francezi nuk do të qëndrojë për shumë gjatë jo aktiv, pasiqë është kandidati kryesorë për ta marrë drejtimin e një tjetër skuadre big në Serie A.
Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik, duke raportuar se Thiago Motta është në pole position për ta marrë drejtimin e Atalantës në verë.
Drejtuesit e Atalantës e kanë piketuar Mottan si pasardhësin ideal të Gasperinit dhe së shpejti pritet që të nisin bisedimet.