David Alaba transferohet në Serie A.
Qendërmbrojtësi i Realit, David Alaba do të jetë futbollisti i parë që do të largohet nga Santiago Bernabeu pas përfundimit të sezonit.
Austriakut i skadon kontrata me Los Blancos në vitin 2026 dhe nuk bën pjesë në planet e Madrilenëve për sezonin e ardhshëm.
Portali i njohur spanjoll fichajes, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke raportuar se nga kjo mundësi kërkon të përfitojë Interi.
Zikaltrit janë në kërkim të përforcimeve për repartin e mbrotjes dhe në verë synojnë afrimin e Alabas.
Sipas Fichajes, transferimi i qendërmbrojtësit austriak në Meazza do ti kushtonte zikaltërve 5 milionë euro.