Një emër i ri pritet ti shtohet listës së lojtarëve që kanë veshur fanellën e dy klubeve të Milanos gjatë karrierës së tyre.
Jemi mësuar që derbi mes Milanit dhe Interit është tepër i zjarrtë në fushën e lojës apo edhe në tribuna, por këto dy ekipe sfidohen shpeshherë edhe në merkato.
Hakan Calhanoglu bëri bujë të madhe në verën e vitit 2021 kur vendosi që nga Milani të kaloj në rradhët e Interit dhe tani Rosonerët mund ti hakmirren zikaltërve.
Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Milani po mendon për transferimin e Andre Onana-s.
Rosonerët e kanë piketuar portierin kamerunasi si pasardhësin e Maignan, i cili pritet të largohet në verë nga San Siro.
Te Milani besojnë se Onana mund ta gjejë formën e duhur përsëri dhe janë të gatshëm tia besojnë portën sezonin e ardhshëm.
Rosonerët synojnë huazimin e Onana me opsion blerjeje.