Oaktree hap thesin, Marotta transferon dy yje te Interi.
Klubet e mëdha të Europës nuk shqetësohen vetëm për rezultatet e fushës, por edhe për merkaton e verës.
Mes skuadrave më aktive është padyshim Interi, me drejtuesit që kanë piketuar dy përforcimet e para për merkaton e verës.
Siç e përmendi edhe në intervistën e tij, Kristian Zaneti ka një dobësi për argjentinasit dhe më të mirët i dëshiron në radhët e Interit.
Kristian Romero i Totenhemi dhe Santiago Kastro i Bolonjës, dukshëm do të jenë objektivat e merkatos së verës.
Mbrojtësi 27-vjeçar është në vitin e parafundit të kontratës me “Spursat” dhe mund të largohet për 20-30 milionë euro.
Për një rinovim të prapavijës, ai do të ishte i domosdoshëm për planet e Inzagit që dëshiron të rinovojë edhe sulmin.
Njëri mes Arnautoviçit dhe Korreas do të largohet në verë dhe 20-vjeçari i Bolonjës duket profili i duhur.
I rritur në mitin e Lautaros ai do ta përqafonte projektin interist nëse klubi paguan 35 mln euro.