Cristiano Ronaldo te gjiganti italian.
Kupa Botërore e Klubeve 2025 FIFA është edicioni i planifikuar i 21-të i Kupës Botërore të Klubeve FIFA, një kompeticion ndërkombëtar i futbollit për klube i organizuar nga FIFA.
Turneu është planifikuar të luhet në Shtetet e Bashkuara nga 15 qershori deri më 13 korrik 2025.
Inter dhe Juventus janë dy klubet që do ta përfaqësojnë Italinë në këtë Botëror, me zikaltrit që mund të bëjnë një transferim bombastik për këtë kompeticion.
Sky Sports, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Inter synon angazhimin e Ronaldos për Botërorin e Klubeve.
Ronaldos i skadon kontrata me Al-Nassr në qershor dhe mund t’i bashkohet zikaltërve si futbollist i lirë për të luajtur në Botërorin e Klubeve.