E bujshme: Thomas Muller transferohet te gjiganti italian me parametra zero

Thomas Muller drejt Serie A.

Thomas Muller është në vitin e fundit të kontratës së tij me Bayern Munich.

Edhe pse në Mynih të gjithë e shohin atë si figurën më përfaqësuese të klubit dhe për tifozët është i paprekshëm, Muller dhe drejtuesit e Bayernit kanë vendosur që t’i ndajnë rrugët pas përfundimit të sezonit.

Disa skuadra kanë shfaqur interes, ku disa prej tyre nga kampionati gjerman, por ku Muller vështirë se do të vazhdonte për t’u bërë kundërshtari i Bayernit. Ndaj më të avantazhuara janë ekipe nga vende të tjera.

Sipas Calciomercato, Lazio është favorit për të siguruar shërbimet e sulmuesit gjerman me parametra zero.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here