Inter nuk ka të ndalur, zikaltrit ia rrëmbejnë Bayernit objektivin e merkatos

Inter ia shkakton një tjetër goditje Bayernit.

Interi ka hedhur një hap shumë të rëndësishëm drejt gjysmëfinales të Ligës së Kampioneve, pasi ka mundur me shifrat 2-1 në transfertë Bajern Mynihun.

Përveç duelit në fushë, Inter duket se e ka mposhtur Bayernin edhe në merkato, duke ia rrëmbyer objektivin.

Sipas Calciomercato, Inter ka arritur marrëveshje personale me sulmuesin e Marseille, Luis Henrique.

Henrique po shkëlqen këtë sezon duke realizuar 9 gola dhe 7 asistime në 30 ndeshje të luajtura.

Interesim për të ka shfaqur Bayerni, por zikaltrit kanë mposhtur Bavarezët dhe për kartonin e tij do të paguajnë 30 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here