Milani i madh po kthehet, bashkë me Taren vjen edhe trajneri i madh

Revolucion te Milani, Tare vjen me trajnerin e madh.

Igli Tare është gjithmonë e më pranë postit të drejtorit sportiv të Milanit.

Gazeta prestigjioze sportive italiane, Gazzetta Dello Sport, ka mësuar se tashmë administratori kuqezi Giorgio Furlani, do të takohet brenda 48 orëve të ardhshme me ish-futbollistin shqiptar për të vënë “pikat mbi i” për një akord të mundshëm mes palëve.

Përveç Tares, Giorgio Furlani e ka zgjedhur tashmë edhe trajnerin e ri të Milanit për sezonin e ardhshëm.

Sipas Gazzetta dello Sport, Rosonerët kanë vendosur që drejtimin e skuadrës tia besojnë Massimiliano Allegrit.

Allegri është aktualisht i lirë dhe ka dhënë dritën jeshile për rikthimin e tij në San Siro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here