Lajm bombastik: Tare transferon te Milani yllin shqiptar

Igli Tare ka gati goditjen e parë te Milani.

Igli Tare është gjithmonë e më pranë postit të drejtorit sportiv të Milanit.

Sipas raportimeve të fundit, Tare pritet që së shpejti të firmos me Rosonerët dhe zyrtarizimi është vetëm çështje kohe.

Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke zbuluar goditjen e parë të tij te Milani.

Sipas Calciomercato, Igli Tare synon transferimin e Edon Zhegrovës nga Lille.

Te Milan nuk janë të kënaqur me paraqitjet e Chukwuezes dhe Tare e ka piketuar Zhegrovën si përforcimin e duhur.

Edon Zhegrova ka kontratë me Lille deri në vitin 2026 dhe Tare beson se marrëveshja mund të arrihet për rreth 20 milionë euro.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here