Tare mposht Marottan, Milan ia rrëmben Interit objektivin e merkatos

Igli Tare ia jep goditjen e parë Marottas në merkato.

Jemi mësuar që derbi mes Milanit dhe Interit është tepër i zjarrtë në fushën e lojës apo edhe në tribuna, por tashmë këto dy ekipe do sfidohen në merkato.

Si Interi ashtu dhe Milani janë në kërkim të një mesfushori, teksa është pikërisht ky i fundit që do të bëhet “mollë sherri” për dy ekipet e Milanos në merkaton e verës.

Milani është në pozicionin më të favorshëm për të siguruar shërbimet e Samuele Ricci.

Klubi kuqezi është përmendur prej muajsh si opsioni më serioz për mesfushorin e Torinos, teksa tani interesimi është duke u rritur gjithnjë e më shumë.

Që në janar, Milani kishte tentuar të hapte bisedimet për të, por pa sukses. Torino e mbylli derën menjëherë, duke mos pranuar ta shesë lojtarin në mes të sezonit. U ra dakord që gjithçka të shtyhej për pranverë/verë.

Me Igli Taren gjithnjë e më pranë emërimit si drejtor sportiv i ri i Milanit, disa efekte domino mund të ndodhin gjatë rrugës, pavarësisht se kush do të jetë trajneri i ardhshëm.

Geoffrey Moncada, që pritet të jetë krahu i djathtë i Tares, e ndjek Riccin prej muajsh dhe kjo është një zgjedhje mbi të gjitha e klubit, jo e varur nga preferencat e trajnerit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here