Marotta nuk ka të ndalur, Inter arrin akord me yllin 40 milionësh

Marotta siguron një super përforcim për sezonin e ardhshëm.

Interi është duke menduar seriozisht për merkaton e verës dhe një nga emrat më të përfolur është Luis Henrike, anësor brazilian që do të bënte komod trajnerin Simone Inzagi.

Klubi zikaltër ka arritur marrëveshjen me lojtarin prej kohësh dhe tani po kërkon që të bindë vetëm klubin francez.

Interi është gati që të ofrojë 25 milionë euro për kartonin e tij, por Marseja nuk ka ndërmend që të bëjë zbritje dhe të ulet nën 35 milionë euro.

Këtu nis puna e Marotës dhe e drejtuesve të klubit, në mënyrë që të bindin francezët për këtë çmim.

Duhet bërë kujdes sepse, në fakt, janë disa skuadra që kanë shfaqur interes për Henriken, mes tyre Bajerni i Mynihut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here