Bisedimet kanë nisur, Leao largohet nga Milani për €100m

Rafael Leao bën gati valixhet, Milan mbulohet me para.

Chelsea ka hapur bisedimet për sulmuesin e Milan-it, Rafael Leao.

Drejtuesit e Milanit thuhet se janë të gatshëm të shesin portugezin këtë verë pas një sezoni të vështirë këtë sezon.

Sipas gazetarit anglez Simon Phillips, Blutë po rritin interesin e tyre për Leao.

Gjigantët londinez kanë nisur diskutimet me menaxherin e lojtarit Jorge Mendes për një transferim të mundshëm.

Leao ka shënuar njëmbëdhjetë gola dhe ka dhënë njëmbëdhjetë asiste në 45 ndeshje këtë sezon.

Kontrata e tij me Milan-in zgjat deri në vitin 2028 dhe përfshin një klauzolë blerjeje prej 175 milionë euro, por Rosonerët janë të gatshëm ta lënë të lirë për 100 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here