Bomba e verës: Manchester United transferon dyshen e Interit për €100m

Djajtë e Kuq për shopping te Interi.

Klubet e mëdha të Europës nuk shqetësohen vetëm për rezultatet e fushës, por edhe për merkaton e verës.

Mes skuadrave më aktive është padyshim Manchester United, me drejtuesit që kanë piketuar dy përforcime nga Interi.

Calciomercato ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Manchester United synon transferimin e dyshes së Interit Dumfries-Bisseck.

Për dyshen e zikaltërve Djajtë e Kuq janë të gatshëm të ofrojnë 100 milionë euro.

Pozicioni i Inter-it është gjithmonë i njëjti: të gjithë yjet e ekipit do të shiten vetëm para ofertave të mëdha. Kështu do të jetë edhe për dyshen Dumfries-Bisseck.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here